Kristo: “Bëhu gati për zgjedhje lokale!”, Kryebashkiaku i Lezhës: “Petulla në ujë s’të ndalojmë të bësh!”

E shprehu përsëri. Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama riktheksoi edhe njëherë atë që kishte pohuar pak ditë mëparë: Partia Socialiste do t’i hapë rrugën ndryshimeve Kushtetuese për hapjen e listave.

Ditën e djeshme gjithashtu, kryebashkiaku i Lezhës Z. Pjerin Ndreu ka reaguar me një status nëpërmjet të cilit ka dashur të ballafaqojë dy anë të medaljes në sjelljen e opozitës, e cila, kjo e fundit, shprehet Ndreu, “pak kohë mëparë kërkonte lista të hapura, tani që Rama zotohet për hapjen e tyre, nuk pipëtijnë më!”

Interesant për t’u përmendur, midis komentuesve të tjerë, ishte edhe ai i Erion Kristos, me të cilin Ndreu ka shkëmbyer disa replika, të cilat, midis sarkazmës dhe ironisë së ndërsjellë janë përmbyllur me komentin e Ndreut për “petullat në ujë”.

Lexojeni të plotë komunikimit midis Ndreut dhe Kristos: