Koronavirus prek Lezhën, infektohet infermierja!

Lezha i shtohet hartës së të prekurve me covid-19. Pacientja e parë është një infermiere pediatre 54 vjeçare në Poliklinikën e Lezhës e cila në testin e bërë gjatë natës së mbrëmshme ka rezultuar pozitive.

E prekura me coronavirus ende nuk dihet nga mund ta ketë marrë infektimin, por menjëherë janë marrë masa për të izoluar edhe kolegët e saj nga frika se mund të jenë infektuar.

54 vjeçarja është dërguar mbrëmë tek infektivi në Tiranë, dhe pritet që në bazë të gjendjes së sajë të vendoset nëse do qëndrojë tek spitali për terapi intensive ose do vetëkarantinohet në shtëpi.

Gazetari i ABC News raporton se infermierja 54 vjeçare ka patur probleme fillimisht me shëndetin duke kërkuar një tampon për bërjen e analizave, të cilat kanë dalë pozitive. / abcnews.al