Kombëtaret e moshave ‘nuk kanë të ngopur’ me Shënkollin, i marrin plot 9 lojtarë…

Teknikët e kombëtareve të moshave U15, U17, U19 janë gjithnjë në “gjueti” të elementëve cilësor për t’i përfshirë në 11-en më të mirë të Shqipërisë.

Ata i kanë ndjekur me vëmendje, dhe i kanë përzgjedhur nga e gjithë Shqipëria futbollistët më të mirë, dhe gjejeni çfarë…

Vetëm nga Akademia e Shënkollit janë plot 9 të rinj që kombëtaret e moshave i kanë përzgjedhur t’i bashkohen përfaqësueses.

Brians dhe Besëlidhja kanë ofruar gjithashtu nga dy lojtarë, që janë respektivisht: Flavio Zefi, Olsi Myrtja dhe Albi Koleci, Amarildo Kola.

Kjo nuk mund të ketë emër tjetër veçse sukses për staffin, drejtuesit teknik, dhe vetë lojtarët e Shënkollit, të cilët me këmbëngulje dhe meritë, arritën t’i bëjnë vetes një vend mes më të mirëve.