“Kokërr leku për shëndetsinë!”/ Partia Socialiste e Lezhës: “Bashkia po tallet me qytetarët!”

Që nga dita kur u miratua e deri në këto momente debati në lidhje me zërat e Buxhetit të Bashkisë Lezhë 2019 sa vjen e bëhet më intensiv.

Për socialistët e Lezhës, ky buxhet, është i mbushur me paradokse dhe absurditete.

Pasi publikuan tabelat ku nënvizonin mungesën e investimeve në Turizëm, kësaj here nënvizohet një tjetër sektor që sipas PS-së së Lezhës është shpërfillur.

“Zero investime për shëndetësinë”, shkruajnë socialistët.

Ja reagimi i tyre i plotë:

ZERO LEK PER SHENDETSINE…

JA VIZIONI I BASHKISE LEZHE PER SHENDETSINE…

Ne baze te ligjit 139/2015 “Per qeverisjen vendore” , neni 23, pika.13, Bashkia ka detyre, ndertimin , rehabilitimin dhe mirembajtjen e qendrave shendetsore.

Buxheti i bashkise pas si tallet me Turizmin, ka vendosur te tallet edhe me Shendetsine.

Zero lek te programuara ne buxhet per sherbimin paresore, te njejtit drejtues qe e lane Q.SH te Shenkollit (ne 2014 u nderhy nga Min.Shendetsise) te rrenohet, po lene ne kushte te mjerueshme Q.Sh ne cdo cep te Lezhes.

Bashkia po Tallet me Qytetaret.

Prisni te tjera…