Klodian Marku prezanton objektivat e reja të QKF-së

Klodian Marku: Qendra Kulturore e femijeve me objektiva te reja gjate ketij viti

Pas suksesit te arritur me teatrin e kukullave Qendra Kulturore e fëmijeve në Lezhë ka objektiva të tjera për të ardhmen.

Gjatë këtij vitë në sallën e shfaqjeve të këtij insitucioni kulturor do të luhen edhe pjese melodramash, ndërsa salla do të shërbejë edhe si kinema për qytetin si një mënyrë për të tërhequr sa më shumë spektaktor.

Lajmi është bërë i ditur nga përgjegjësi i sallës së shfaqjeve në Qendren Kulturore të fëmijeve Klodian Marku.

“Pasi kemi korrur sukses me teatrin e kukullave ne nuk do të ndalim, por do të vijojmë të sjellim risi.Gjatë këtij viti në skenen e QKF-së do të luhen edhe pjesë melodramash me qëllim që të tërheqim sa më shumë spektator dhe ti japim gjallërinë e merituar qytetit të Lezhës.

Po ashtu salla e shfaqjeve është në përgatitje e fundit të shërbyer edhe si kinema për qytetaret e Lezhës. Kemi bërë gati gjithë infrastrukturen e nevojshme dhe besoj se do ja dalim me sukses edhe në këtë nisem.

Filmat do të jenë për grupmosha të ndryshme, duke filluar nga fëmijet e deri tek të rriturit” thotë Marku.

Qendra kulturore e fëmijëve në Lezhë ka realizuar një larmi aktivitesh gjatë vitit që lam pas dhe kjo ka ardhur falë mbështetjes së Bashkisë Lezhë dhe kryetarit të sajë Fran Frrokaj, duke bërë që ky institucion të kthehet terësisht në shërbim të fëmijeve.