Kjo nuk është mënyra e Partisë Socialiste për të fituar! – nga Admir Kadeli

Një mendim në formë sugjerimi i sinqertë për Partinë Socialiste dhe sidomos për ata Socialiste të ndershëm (që për hir të së vërtetës nuk janë pak)!

Të dashur motra dhe vëllezer shqiptar që keni bindje politike të kundërta me mua!

Të nderuar anëtarë të ndershëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë!

Ju lutem mos më keqkuptoni, nuk dua të mendoni që kam më të voglin qëllim personal të bëj sondazhet e partise tuaj në këto zgjedhje, dua vetëm të mendoni se është një sugjerim dashamirës që të shmangim konfliktet mes shqiptarëve dhe të kemi një kundershtarë politik sa më dinjitoz dhe serioz në atë që bën dhe që thotë!

E ligjshme apo e paligjshme (un nuk jam ai që e faktoj nëse është ose jo) në votimet e fundit, ju morët 61 bashki të Republikës së Shqipërise, dhe duke ju referuar deklaratave te Kryetarit tuaj dhe të KZAZ-se tuaj, ju do i drejtoni për 4 vite keto bashki (nuk e di se çdo te thone Gjykatat për këtë), por jam i bindur që sot ju e keni zemëruar me shumë atë që ju i thoni “sovran”, e keni deri diku edhe ofenduar, duke i thënë që “topin e kam un, dhe penalltinë e gjuaj vetë” (portieri po festonte paraprakisht fitoren me albitrin). Kjo nuk është Partia Socialiste qe un kam njohur, kjo nuk është mënyra e Partisë Socialiste për të fituar! Kjo është vetëm një tekë e Kryetarit tuaj të çekulibruar i cili nga brezi e lart jeton në dimer dhe nga brezi e poshtë shijon verën!

Më besoni, me 30 qershor ju keni vulosur fundin tuaj si Parti, por keni akoma shprese, keni shpresë që të mos vulosni edhe ndershmërinë tuaj!

Ju lutem reflektoni me këtë kryetar qe keni dhe ju sugjeroj të tregoni ndershmërinë tuaj para urdhërave qe merrni.

JU LUTEM ME JEPNI KENAQESINE QE TE KEM NJE KUNDERSHTAR TE NDERSHEM DHE TE FORTE PERBALLE,MOS U VETEFLIJONI PREJ TEKAVE TE NJEREZVE QE SHQIPERINE TONE TE BEKUAR E SHOHIN SI NJE MISION PER TA ZHVATUR E SHKATERRUAR!

Femijët tane do jetojnë bashkë në këtë vend!

Reflektoni dhe ejani ta bëjmë vendin dhe veten tonë Krenar!

Miqësisht dhe shumë Sinqerisht Admir Kadeli!

Kryetar i LSI për Lezhën