Kjo është shtëpia 108 vjeçare e Mlikajve në Lezhë, që po e Shemb Neglizhenca…

Lezhë, shtëpia e Mlikajve drejt degradimit të plotë. Lezha një qytet i mbushur me histori, por që fatkeqësisht monumentet e kulturës po i shkojnë drejt degradimit të plotë.

Vëmendja ndaj ketij sektori në Lezhë kanë qënë minimale, duke vënë në rrezik historinë dhe kulturën e këtij qyteti të lashtë.

Shtëpia 108 vjecare e Mlikajve monument kulture i kategorise së parë sot i ngjan një gërmadhe. Një nga pronaret e kesaj banese, zoti Hamdi Mlika apelon që shteti te verë dore dhe të mos e lerë që të shkatërrohet kjo banese.

Përgjegjësi i monumenteve të kulturës në Lezhë, Paulin Zefi, ben me dije se kjo pasuri po shkon drejt rrënimit të plotë. Zefi kërkon që kjo shtëpi të rimarrë të njëjtin funksion dhe të
vlerësohet realisht shtëpia shekullore.

Kjo banese ne vitin 1963 ka marre statusin monument kulture, në 1973 është shpallur monument kulture i kategorise së parë ndërsa nga viti 1978-1991 ka shërbyer si muze etnografik i qytetit të Lezhës.

Ndërsa vijon të trumpetohet zhvillimi i turizmit, paradoksi është që në Lezhë, monumentet e kulturës po rrënohen nga mungesa e investimeve.

Shtëpia e Mlikajve