Këshilli i jep dritën jeshile investimit strategjik në Lezhë

Është hera e parë që Bashkia Lezhë ka dërguar një projekt-vendim të kësaj natyre në Këshill.

Është gjithashtu hera e parë që Bashkia Lezhë ka planifikuar që një pjesë të pasurive paluajtshme të saj t’i kalojnë në dispozicion të një investimit madhor.

Bëhet fjalë për një mega-investim për prodhimin e energjisë me erë, i quajtur ndryshe “Parku me Erë”. Ky është një investim tërësisht ekologjik, në harmoni me natyrën.

Këshilli sot e ka shqyrtuar në tërësi projektvendimin dhe i ka hapur rrugën këtij investimi madhor që prodhon energji, krijon vende pune, dhe i kthen asetet e Bashkisë në fitimprurëse.

Tashmë është fakt, Lezha do të ketë mullinjtë e erës, dhe projekt-vendimi tashmë mban firmën Kryetarit Rakaj.