Këshilli i Bashkisë Lezhë u jep dritën jeshile 866 subjekteve të tërheqin paratë

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga Bashkia Lezhë, është miratuar projekt-vendimi numër 9967 për:

“MIRATIMIN E LISTAVE TË PËRFITUESVE PËR GRANTE RIKONSTRUKSIONI PËR SHTËPITË INDIVIDUALE DHE BANESA NDËRTESA (PALLATE) ME SHKALLË DËMTIMI DS1, DS2, DS3”

E thënë me fjalë të thjeshta, Këshilli ka miratuar ditën e sotme listën e plotë me të gjithë ata të cilët do të marrin nga shteti paratë për rikonstruksionin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përfituesit janë 866 dhe këtu mund të shikoni listën e plotë.