Këshilli i Bashkisë Lezhë mblidhet online dhe miraton dy vendimet…

Ditën e sotme Këshilli i Bashkisë Lezhë ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur përmes pajisjeve të komunikimit elektronik.

Në mbledhjen e sotme online të Këshillit Bashkiak u morën 2 vendime:

1. Vendim për miratimin e masës së grantit të rikonstruksionit ose riparimit për nivelin e dëmit DS1, DS2 dhe DS3, për banesat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 në Bashkinë Lezhë.

2. Vendim për miratimin e pagesës së qirasë sipas vlerës së tregut të lirë, për 11 (njëmbëdhjetë) familjet e evakuuara nga banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019.