Ja sa është pjesëmarrja në Lezhë deri në ora 11:00

Pak minuta mëparë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve publikoi mesataren e pjesëmarrjes në votime në rang vendi.

Drilona Hoxhaj, zëdhënëse e KQZ, në një konferencë për mediat deklaroi se mesatarja e përgjithshme në rang vendi e pjesëmarrjes në votime është 12%.

Nëse e marrim për bazë këtë mesatare edhe në Lezhë, duke ia aplikuar numrit të përgjithshëm të votuesve në zgjedhjet e shkuara (rreth 40 mijë) na rezulton se në të gjithë Lezhën deri në ora 11:00 kanë shkuar për të votuar 4000 deri në 4800 votues.

Komisioni Qëndroi i Zgjedhjeve thekson se kjo është një e dhënë paraprake e cila është në ndryshim të vazhdueshëm. Shkalla e pjesëmarrjes në votime do të përditësohet në mënyrë të vazhdueshme nga KQZ.