Ish-zv/kryetarja nuk i ndahet Bashkisë Lezhë

Ish-zv/kryetarja e Bashkisë Lezhë Znj. Alfrida Marku as që e ka ndërmend të ndalet me denoncimet e saj kundrejt aksioneve të Bashkisë Lezhë. Sa herë që kjo e fundit publikon një aksion shembull pastrimi, Znj. Marku pa vonesë publikon një  kundërshembull mospastrimi.

Nuk mund t’i shpëtojë vëmendjes as mënyra sesi Znj. Marku i drejtohet Kryebashkiakut Ndreu. Ajo i drejtohet me titullin “ish-deputeti rilindas”, duke nënkuptuar kështu se ajo nuk e njeh fare as si Kryetar i Bashkisë Lezhë.

Ja çfarë shkruan ajo:

Kjo është gjendja e mbeturinave sot paradite, pranë shkollës së mesme Ishull Lezhë, 2 km nga hyrja e qytetit të Lezhës.

Ish deputeti rilindas mund të dalë të pastrojë këtë zonë nesër në mëngjes, si ritual të përjavshëm i paaftësisë menaxhuese dhe varësisë ndaj propagandës.

Mos e ka pasur fajin kamioni dhe ka marrë flakë?! 😂