Ish-Kryebashkiaku i Lezhës shprehet për raportin e ODHIR-it, dhe e bën me shumë stil…

Konkluzionet përfundimtare të OSBE/ODIHR mbi Zgjedhjet Lokale 2019 në Shqipëri kanë shkaktuar një fortunë të madhe mediatike dhe shuplaka të forta në drejtim të të gjitha partive dhe aktorëve politik, por kritika më e madhe, sigurisht bie mbi organizatorët e tyre.

Paragrafi më i kobshëm i këtij raporti është ai në faqen 10 të tij, ku ODIHR nënkupton se janë shkelur të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Ja çfarë shkruhet në paragrafin e parë të faqes 10 në raportin e ODIHR-it:

Në rrethanat e një numri të vogël kandidatësh dhe shumë garave pa kundërshtarë, zgjedhja thelbësore që iu ofrua qytetarëve në një mjedis fushate përçarës ishte nëse duhet të merrnin apo jo pjesë në zgjedhje. Gjatë gjithë periudhës së fushatës, MVZ-ja e ODIHR-it ka dëgjuar shqetësime nga zgjedhësit e mundshëm se pjesëmarrja apo mospjesëmarrja në votim mund të zbulonte preferencën e tyre politike dhe do t’i ekspozonte ata ndaj pasojave në komunitetet e tyre.

Ky raport i pati me shumë kursim frazat e ëmbla për qeverinë, dhe në fakt, është vetëm një, dhe ajo gjendet në paragrafin e parë të raportit:

 Ajo çka ishte pozitive, ishte se votimi u zhvillua përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe paqësore, ndërkohë që numërimi u vlerësua në përgjithësi pozitivisht, ndonëse disa procedura nuk u ndoqën gjithmonë me korrektesë…

Tashmë që raporti me Përfundimet Paraprake të ODHIR u publikuan, palët janë hedhur në sulm, ku nga njëra anë, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhe nga ana tjetër eksponentë të Partisë Socialiste.

Por kush ka të drejtë?

Si gjithmonë në Shqipëri, e vërteta qëndron diku në mes, nuk janë as PD + LSI të pafajshme por as PS.

Por ajo që mund të thuhet me siguri është se institucioni që në këtë situatë të krijuar duhet të jetë me të vërtetë në një gjendje aspak të këndshme është pikërisht Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i cili, në këto momente i ngjan atij nxënësit që pasi mësuesja ia ka lexuar në sy të klasës të gjitha gabimet e fton të ngrihet dhe t’ia vendosë notën vetes në regjistër.

Kjo situatë në të cilën absurdi dhe ironia janë gërshetuar aq bukur, nuk i ka shpëtuar as Ish-Kryebashkiakut të Lezhës, Z. Fran Frrokaj, i cili e ka perifrazuar të gjithë situatën e krijuar me vetëm një fjali:

Nesër KQZ do rrëzoje raportin e OSBE/ODIHR-it 😂