Ish-kryebashkiaku i Lezhës i drejton pyetjen retorike Rilindjes: “Po tani, kush ju pengoi?”

Ndërkohë që tryeza e të ashtuquajturit Këshilli Politik, me pjesëmarrës nga opozita parlamentare, jo-parlametare dhe përfaqësuesit e qeverisë, duket se është në minutat e saj shtesë të takimit, pasi koha e rregullt ka përfunduar tashmë, dhe duke u nisur nga ajo që është u nënkuptua, përkundër trysnisë nga ana e Ambasadores Kim, për ndryshimin e sistemit (ajo propozoi sistemin danez), përkundër sugjerimeve të saj pra, duket se palët nuk kanë ndërmend të dalin nga zona e rehatisë së kryetarëve.

Nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë, përsëri, demokracia në Shqipëri do të vazhdojë të ngjasojë me një dragua trekokësh.

Adoptimi i sistemit danez u refuzua. Hapja e listave u refuzua. Identifikimi biometrik u mohua. Vota e emigrantëve po shkon gjithashtu drejt mohimit.

Në lidhje me këtë të fundit ka patur një reagim të ish-kryebashkiakut të Lezhës Z. Fran Frrokaj, i cili ka filluar gjithnjë e më shumë të spikasë me tempizmin e ndërhyrjeve të tij, por përtej kësaj, edhe në deklaratat e tij të mëparshme, çështjeve të cilat lidhen me emigrantët shqiptarë ai u është qasur me një kujdes të veçantë.

Ja çfarë shkruan Frrokaj:

Në fushatën e 2013 Rilindja kishte kauzë të fortë të saj premtimin për të mundësuar edhe votimin e emigrantëve, madje për këtë arsye mbase shumë emigrantë erdhën edhe e votuan!

Në 2017 nuk e realizoi dot pasi lekët i kishte “harxhuar” të tëra Berisha me rrugë, rrugë, rrugë, dhe nuk e kishte patur tepsine vetem. Bëri një ministri Diaspore pa fonde e pa program që askush nuk ja pa punën.

Po tani për në 2021 që ka tërë tepsitë e kazanët e kuvendin krejt të vetat, kush e pengon?!!

Te nderuar politikanë, Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve prandaj EMIGRANTËT DUHET TË VOTOJNË!