Ish-deputetit të Lezhës i sekuestrohet pasuria 40 milionë euro!

Balkanweb – Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili u arrestuanë në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash

Mësohet se i janë sekuestruar 300 mijë metër katror tokë në bregdetin e Lezhës dhe apartamente.

Sipërfaqet ndodhen në vende si: “Mali i Rrenzit”, Shëngjin, “Rana e Hedhun”, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazh. Sekuestrimet kanë një vlerë rreth 40 milion euro.

Prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Sekuestrot janë dhënë me vendimin e gjyqtarit Bib Ndreca”, thuhet në njoftim e Krimeve të Rënda.

Nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin. Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit.

Burimi: Balkanweb