Inxhinierët e Bashkisë Lezhë përveshin mëngët: Ja lagjet që inspektohen sot!

Bashkia Lezhë njoftohet nga burime të besueshme të ketë kryer një mbledhje mbrëmjen e djeshme me inxhinierë dhe specialistë.

Në këtë mbledhje mësohet të jetë diskutuar në lidhje me planin e inspektimit i cili do të vihet në zbatim ditën e sotme.

Në faqen e tij zyrtare Kryebashkiaku Ndreu u ka bërë thirrje banorëve të rrugës Shtraus, dhe Lagjes ‘Gurra’ të qëndrojnë për të pritur inxhinierët.

Bashkia Lezhë do të ketë ditën e sotme 5 grupe inspektimi me nga 3 inxhinierë të cilët do të shpërndahet sipas lagjeve të sigluara në foton e hartës së territorit mësipër.

Lexojeni të plotë deklaratën e Kryebashkiakut Ndreu:

Neser 5 grupe me nga tre inxhiniere do verifikojne te gjithe konstruktet e pallateve te demtuara nga termeti si dhe banese per banese ku ka demtime per te dhene nje konkluzion te qarte dhe me teknik per rrezikshmerine apo jo te pallatit. Bashke me raportin e rrezikshmerise apo jo te konstruktit per cdo banese do kete vleresim per shkallen e demit:

  • Banese e pabanueshme
  • Banese e demtuar rende
  • Banese me demtime mesatare
  • Banese me demtime te lehta

Kjo Praktike do vazhdoje dhe per shtepite ne zonat rurale per cdo njesi.
Per raste te veshtira qe kane diskutime konkluzioni do jepet nga inxhiniere konstruktore te huaj qe do jene dhe ne Lezhe per pak dite.

Jane te lutur banoret e rruges “Shtraus” dhe lagja “Gurra” qe kane pretendime per demtime, te jene ne shtepi neser dhe ne vazhdim qe te presin ekipet e inxhiniereve.

Per cdo problem telefononi bashkine ne numrin 0686694445, ose Sms dhe Whatsapp