Me anë të një deklarate për mediat, Ndreu ka folur përpara gazetarëve në lidhje me 9 investimet madhore të Qeverisë Shqiptare në Lezhë. Madje, ai i ka detajuar të gjitha me radhë nëpërmjet një videove të shpërndarë në faqen e tij zyrtare:
Statusi i plotë i Ndreut:
Boom investimesh ne Lezhe nga qeveria. Rindertimi nga termeti si dhe disa projekte te medha me qytet dhe zona, do e kthej Lezhen ne kantier ndertimi.
Ndjese qytetarve ne Lezhe se per nje periudhe te gjate do jene ne veshtiresi levizje !
Do jene 9 projekte ne qytet dhe Njesi Administrative, me nje shume prej 45 milion dollare, qe marrin udhe ne nje transformim total te qytetit te lene ne meshire te fatit prej vitesh.
1-Projekti i shembjes dhe rindertimit te 9 pallateve te banimit, Shkolles “ Gjergj Kastrioti” dhe konviktit te shkolles profesionale “Kolin Gjoka”
2-Projekti i riparimit te ambjenteve te perbashketa te 36 pallateve te demtuara nga termeti ne Lagjen “Beslidhja”
3-Projekti i forcimit strukturor te 36 pallateve te demtuara nga termeti, perfshi dhe Torovicen.
4-Projekti i rehabilitimit urban te lagjes “Bregu i Drinit”
5-Projekti i rehabilitimit te rruges “Lalm i Ri dhe rrugeve ne lagje !
6-Projekti i rehabilitimit te shetitores se drinit me dy ura kembesoresh dhe lulishte ne kalatat anesore.
7-Projekti i qeverise zvicerane nepermjet bankes KFW gjermane per rehabilitimin e gjithe kanaleve te ujerave te zeza e te bardha te shiut ne qytet, si dhe ujesjellesat e
-Lagjes “Nene Tereza”
-Shengjinit
-Gocaj Kakarriq
8- Projekti i rikonstruksionit te shkollave “Fran Ivanaj” Ishull Shengjin, dhe shkollave te Kallmetit dhe Kolshit
9-Projekti i ujesjellesit Tale 1, Tale 2 dhe Gryke Lumi.
Kurre me pare nuk eshte pare ky fluks investimesh. Te tjera surpriza te ketij lloji na presin!