Ikën Pjerin Ndreu…/”Dedikohem plotësisht për të fituar Bashkinë Lezhë”

Pas një periudhe pothuajse gjashtëvjeçare si deputet i Parlamentit të Shqipërisë, z. Pjerin Ndreu nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar publikun se ka vendosur të lërë mandatin e deputetit.

Natyrisht, arsyeja e lënies së mandatit nga z. Ndreu lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjet lokale të muajit të ardhshëm, ku ai do kandidojë për kryetar bashkie, si kandidat i Partisë Socialiste. Ligji elektoral nuk lejon mbajtjen e njëkohëshme të mandatit të deputetit dhe atë të kandidaturës së partisë për kreun e bashkisë.

Ndreu ka falenderuar gjithë anëtarët e tjerë të komisionit parlamentar, për respektin e ndërsjellë dhe për kontributin e shtysën profesionale që ka marrë për të hedhur hapin tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij politike.

Ja mesazhi i tij në faqen zyrtare:

Sot pas mbledhjes se fundit te Komisionit te Sigurise ne Kuvend, beme nje foto te gjithe bashke. U jam mirenjohes te gjithe kolegeve qe kam punuar ne ate komision qe nga viti 2013, te pozites dhe opozites, per gjithe mbeshtetjen, mirekuptimin, eksperiencen e ndersjellte, dhe tejkalimin e ndonje tensioni politik.

Pas 6 viteve jete aktive ne ate komision, ndjehem me i pjekur dhe me i pergatitur per te perballu sfiden e veshtire qe me pret ne Bashkine e Lezhes. Faleminderit kolege qe me dhate energji e force per te ecur para dhe per te konkuruar per te fituar!