“I pushoi zemra dhe po pinte ujë në plazhin e Shëngjinit”, vrojtuesi nga Lezha i shpëton jetën!

I kthyer përmbys dhe duke pirë ujë, pak orë mëparë në plazhin e Shëngjinit, në rrahjet e saj të fundit zemra e pushuesit do të ndalonte përgjithmonë nëse nuk do të shfaqej dora shpëtimtare e vrojtuesit Robert Neçaj.

Robert Neçaj e ka pikasur nga larg pushuesin, trupi i të cilit ishte kthyer përmbys dhe nuk vijonte të shfaqte shenja jete, kur dora shpëtimtare e të riut lezhjan erdhi, edhe njëherë tjetër, në momentin që vlente sa jeta.

Nëse në ato pak sekonda fatale që bëjnë ndryshimi midis jetës dhe mosjetës, nuk do të kishte qënë vëmendja e Roberti, ky do të kishte qënë një lajm i tjetërllojtë.

Ky djalë është një hero!

Federata Shqiptare e Shpëtimit të Jetëve ka reaguar me një postim në faqen zyrtare të Instagramit në lidhje me këtë rast në Shëngjin:

Nje rast shpetimi ka ndodhur pasditen e sotme ne plazhin e Shengjinit, ku vrojtuesi @robert_necaj po pushonte me shoket ne plazh dhe dalloi nje burre te kthyer permbys, duke pire sasi te medha uji. Ai kishte pesuar infarkt kardiak dhe nuk kishte shenja jete. Roberti nderhyri menjehere dhe nepermjet reaniminit kardio-pulmonar, e rikthej ne jete, duke marre dhe ndihmen e specializuar nga ambulanca.

Ndihma e pare, vendimtare !