I Nxehti Përzhitës në Lezhë, ja Çfarë Duhet të Kini Parasysh Këto Ditë!

Vendi më i nxehtë në Tokë i njohur për njeriun është El Azizia, ku temperatura mund të arrijë deri në 136ºF (58ºC).

Por të paktën dy ditët e fundit ky fakt ka qënë veçanërisht i vështirë për t’u pranuar nga lezhjanët, pasi Lezha na është dukur si vendi më i nxehtë i planetit.

Do të ishte e udhës të mbanim parasysh disa rekomandime mjekësore në këto ditë zhuritëse:

Më i rëndësishmi dhe më i rrezikshmi: Dehidrimi

Dehidrimi mund të shkaktojë probleme të rëndësishme shëndetësore dhe të çojë në vdekje në raste ekstreme. Fëmijët e vegjël dhe të moshuarit janë më në rrezik. Ata mund të jenë të pavetëdijshëm për gjendjen e të nxehtit trupor dhe atmosferik dhe nuk pijnë lëngje të mjaftueshme për të qëndruar hidratuar.

Kështu që nga kjo rrjedh këshilla e parë dhe më e rëndësishmja: Pini ujë të paktën trefishin e asaj që pini normalisht.

  • Përpiquni t’i shmangni rrezet e diellit, veçanërisht kur rrezatimi kap nivelin më të lartë prej orës 10.30 deri në orën 17.00
  • Kryeni furnizimet dhe blerjen e gjërave si ilaçe, ushqime dhe pije joalkolike, kështu që nuk do të keni nevojë të dilni në vapë.
  • Mbarojeni përkujdesjen e zellshme në natyrë, apo kopshtarinë gjatë pjesëve më të ftohta të ditës, si herët në mëngjes.
  • Evitoni me çdo kusht marrjen e ashensorit të pallatit, kjo këshillë është veçanërisht kritike për të moshuarit. Një incident, i vogël apo mosfunksionim i ashensorit, në temperaturat e lartë, mund të çojë në asfiksim dhe gjendje të fikti ndërsa gjendeni brenda në të.
  • Mbajeni në minimum nivelin e konsumit të alkoolit, është një dehidrues par excellance.
  • Shmangni ushqimin e rëndë dhe të nxehtë; modifikoni dietën tuaj për të përfshirë shumë fruta dhe sallatë, pasi kjo ndihmon të qëndroni të hidratuar.

Vishni rroba të lehta, të lirshme, material pambuku, kështu që djersa mund të zhduket. Kjo sigurisht nuk do të thotë se meshkujt duhet të ecin nëpër qytet ashtu siç ndodh rëndom, me këmishën e zbërthyer apo të hequr fare sepse ja çfarë mund të ndodhë:

… sigurisht që edhe për femrat rritja e temperaturave nuk duhet të keqpërdoret si shkak për t’iu kthyer modelit të veshjes së ashtuquajtur “2 gisht fele jashtë!”, si në foton mëposhtë:

Është vërtetuar shkencërisht, dhe këtu as nuk po bëjmë ironi e as nuk po ekzagjerojmë se përzierja e ngacmimit të libidos mashkullore me temperaturat e larta sjell rezultate të çuditshme.