Hyn në fuqi ora policore, Lezha boshatiset e gjitha…

Kanë kaluar më shumë se treçerek ore qysh prej hyrjes në fuqi të kufizimit të lëvizjes, dhe rrugët e Lezhës dhe nëpër qendrat e njësive administrative ka rënë pezulli.

Gjithçka është mbyllur.

Gjatë ditës së sotme, Policia e Lezhës e ka shtuar vëmendjen dhe kontrollet e saj mbi respektimin e masave antiCovid19, posaçërisht në lidhje me mbajtjen e maskës.

Ndërkaq, mësohet se për respektimin sa më rigoroz të orarit 20:00 me 06:00 në Lezhë, mbrëmjen e sotme, ka patur prezencë edhe të forcave policore nga komisariatet e Tiranës.

Kuptohet, kjo është një lëvizje e cila ka për qëllim që të ulë në zero tolerancën ndaj shkelësve të protokollit pandemik.