“Herën e fundit e pamë kur u fut në det”/ Vijojnë kërkimet për gjetjen e 20 vjeçarit të Rana e Hedhun

Një i ri dyshohet se ka është mbytur në plazhin e Shëngjinit, pasditen e sotme.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se shtetasi i moshës 20 vjeç identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Ranës së Hedhun.

Identiteti i 20 vjeçarit nuk bëhet i ditur.

Familjarët kanë denoncuar në polici rastin të cilët janë shprehur se hera e fundit që e kanë parë djalin e tyre ka qënë kur ai është futur në det.

Ende nuk dihet fati i 20-vjeçarit, ndërsa familjarët vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Duke e kuptuar gjendjen e familjarëve e cila luhatet midis ankthit dhe tmerrit, nuk mbetet tjetër veçse të shpresojmë që dyshimet e hedhura të mos dalin të vërteta.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë për ditën e sotme pasi që pak më parë është njoftuar për një tjetër të humbur në plazhin e Durrësit.

Kjo është edhe arsyeja kryesore përse plazhet shqiptare nuk marrin certifikatën europiane të sigurisë dhe pastërtisë, e quajtur “Blue Flag”, që është edhe treguesi kyç tek i cili 65% e evropianëve shohin përpara se të vendosin të vizitojnë një plazh.

Evropianët kanë të drejtë. Plazhet tona nuk janë as të sigurta as të pastra!