Hap dyert për nxënësit shkolla më e mirë në Lezhë

Hapja e një shkolle është një lajm i madh për çdo komunitet, është hapja e një mundësie të madhe ku fëmijët e çdokujt mund të investojnë për të ardhmen e tyre.

Por hapja e një shkolle moderne, aktualisht shkolla më e mirë në Lezhë sa u takon standarteve dhe mjeteve didaktike në dispozicion e jo vetëm, shkon përtej lajmit të mirë.

Shkolla e Shënkollit “Llesh Nik Daka” rihapi dyert sot, e re, pas asgjësimit të godinës së vjetër për shkak të tërmetit, një rihapje ndryshe, me një cilësi të atillë që ndonjë banor i Shënkollit e shpreh me stil faktin se “po të mos e prishte tërmeti s’do e kish bërë kush kështu në jetë të jetëve”.

Drejtori Rajonal i Arsimit Z. Bardhok Pulaj i shoqëruar nga Administratorja Guri ( kandidate e PS me 25 Prill) si dhe drejtues e mësues të tjerë kanë që të pranishëm në momentin e rrotullimit të çelësit për hapjen e dyerve të kësaj shkolle për herë të parë për nxënësit.

“Shkolla e RE ” Llesh Nik Daka” Shenkolle sot hapi dyert per nxenesit, mesuesit dhe prinderit. Ta gezojne kete shkolle moderne, ta kthejme ne vater edukimi e dije brez pas brezi.Mirenjohje per nxenesit, mesuesit, qeverine shqiptare qe mundesoi ne kohe te shpejte kete ndertese.”, shkruan Pulaj në faqene e tij.