Grushte e shkelma ndaj arbitrit lezhjan Eldorian Hamiti

Kamza ka barazuar me Laçin në shtëpi 1-1, pas një penalltie të kthyer në gol nga miqtrë në minutën e 97’. Gjyqtari i ndeshjes, Eldorian Hamiti ka qenë shumë pranë aksionit dhe ka qenë mjaft i sigurt për këtë penallti.

Por pas fërshëllimës së fundit fusha është pushtuar nga disa tifozë të dhunshëm të Kamzës të cilët kanë goditur me grushte dhe shkelma arbitrat e ndeshjes.

Stjuartët ishin të pranishëm në fushë, por edhe me ndihmën e futbollistëve të të dyja ekipeve nuk arritën të ndalnin tifozët që të godisnin arbitrat e ndeshjes.

Ky episod zgjati për disa minuta dhe duket qartë që gjyqtari Hamiti ka marrë disa dëmtime nga goditjet, ku syri i tij dukej qartë i gjakosur.

Për të ardhur keq ishte ndërhyrja e forcave të Policisë, të cilat pavarësish asaj që po ndodhte ishin duke u futur në fushë me shumë qetësi. Ndërsa edhe pasi ata u afruan tifozët arritën të godisnin sërish arbitrat. Gjithashtu ka pasur dhe presion nga tifozët për të fikur kamerat e ‘Superpsortit”.