Gjidoda mesazh Frrokajt: “Mos vallë e kemi bërë detyrën mirë?”

Ish-kryetari Keshillit Bashkiak të Lezhës Kristjan Gjidoda i ka dedikuar një mesazh të veçante ish-kryebashkiakut Fran Frrokaj, duke e pyetur mos vallë kemi bërë mirë detyrën gjate mandatit 4-vjeçar.

1) Të uroj te kesh suksese gjithmonë miku im!

2) Nuk e di sa mire e kemi bërë detyrën!

3) Për diçka jam i sigurtë, jemi munduar që të mos bëjmë keqdashje me qëllim.

4) Kaluam bashkë një mandat të vështire në të gjitha pikëpamjet.

5) Ti je munduar gjithë kohës në heshtje, pa pasqyruar as mundin tënd që ke bërë jashtë detyrës që të takon.

6) Ke patur durim për çdo njeri.

7) Ke treguar tolerance në limitet e kufirit.

8) Ke qëne kryetar bashkie i atyre që të votuan edhe anasjelltas.

9) Ke preferuar per të bëre të padukshmen para se fasadën.

10) Dhe e fundit e meriton këte vlerësim në të gjitha aspektet”,- shkruan Gjidoda.

Frrokaj dhe Gjidoda kane qene bashkëpuntorë të ngushtë me njëri-tjetrin gjate mandatit 4-vjeçar në drejtimin e Bashkisë Lezhë, duke bëre më të mirën për këtë qytet i cili ka pësuar ndryshime rrënjësore.