Gjermanët marrin në dorë Lezhën, ja projektet që do zbatohen…

Qeveria Gjermane përmes KFW, Qeveria Zvicerane përmes SECO, Delegacioni Evropian, Qeveria Shqiptare dhe Bashkia Lezhë , nënshkruan marrëveshjen për fillimin e projekteve dhe investimin në:

  • Sistemimin e të gjithë kanaleve të ujërave të zeza e të bardha dhe gjithë përrenjëve të shiut në qytetin Lezhë.
  • Ujësjellësat e Lagjes “Nënë Tereza”, të Shëngjinit dhe Gocaj-Kakarriq.

Bëhet fjalë për 16.1 milionë euro, e cila është shumëfishi i kapacitetit të Bashkisë. Me fjalë të tjera, për ta ndihmuar lexuesin me rendin e shifrave: nëse Bashkia Lezhë në rastin më të mirë e ka buxhetin vjetor 2 milion euro, ky investim është 16.1 pra, afro 8-fishi i buxhetit vjetor, ose më saktë 8 vite, pra në kushte normale do të ishin dashur 2 mandate për t’u marrë ekskluzivisht me këtë çështje, nëse Bashkisë do t’i ishte dashur ta përballonte e vetme këtë problem. Por ndërhyrja Gjermane, Zvicerane, e Qeverisë Shqiptare dhe Bashkisë ka rezultuar një bashkim forcash deçiziv në këtë rast.

Kreu i Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu nuk e ka harruar as kësaj here frazën thumbuese “ne punojmë, nuk flemë” duke dashur që në mënyrë të përsëritur t’ua kujtojë kundërshtarëve konceptin e gjumit… ai është shprehur “se ky është një investim prej 16.1 milionë euro vetëm për Lezhën. Më në fund përmes zbatimit të këtyre projekteve, merr zgjidhje përfundimtare situata e tmerrit të përmbytjeve në Lezhë, por jo vetëm kaq. Surpriza të tjera investimesh, thekson Ndreu, së shpejti do ketë Bashkia e Lezhës.”

Kontrata e firmosur nga të gjitha palët.