Gjermanët “marrin në dorë” kandidatët e PS-së, një zonjë për Lezhën në fazën finale

Nga mijëra aplikime që janë dërguar përmes platformës deputetiqëduam.al, nga të gjithë ata brenda apo jashtë Partisë Socialiste, nga mijëra pra, janë përzgjedhur 58 prej tyre për të kaluar në fazën e dytë.

Në këtë 58-she të përzgjedhur ka spikatur emri i një zonje e cila është parë LIVE ditën e sotme në takimin virtual që u mbajt me kryesocialistin Rama.

Ajo është Lina Guri dhe aktualisht ushtron detyrën e Administratores së Njësisë Shënkoll, kjo e fundit, njësia më e madhe në Shqipëri, me mbi 19000 banorë, më shumë sesa disa Bashki të marra sëbashku. Znj. Guri e ka filluar karrierën e saj në arsim, më pas si përfaquese e PS-së në Shënkoll, dhe emëruar Admistratore e kësaj njësie në vijim.

Në fazën e dytë, të përzgjedhur do të duhet të marrin trajnimet e nevojshme profesionale në Akademinë Politike, e cila kjo e fundit, do të ketë në kurrikulën e saj, ekspertizën e një konglomerati njerëzish gjenial që bëjnë pjësë në Fondacionin Friedrich Ebert Stiftung (FES) që do t’i trajnojnë ata.

Në lidhje të drejtpërdrejtë, kryeministri i vendit ka përshëndetur të përzgjedhurit për guximin dhe mençurinë, dhe sigurisht kërkoi që të mos ligështohen apo të ndjehen në një tjetër lartësi tjetër ata të cilët nuk u përzgjodhën, pasi edhe ata do të kenë mundësinë të shprehin potencialin e tyre të plotë, në forma të tjera brenda familjes së madhe socialiste.