Gajush, Lezhë/ Gjendet trupi i pajetë i një 69 vjeçari, dyshohet vetëhelmimi…

Nëpërmjet një njfotimi të shpërndarë për mediat Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njofton si mëposhtë:

Lezhë/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 11: 30, në fshatin Gajush, Lezhë është gjetur i vdekur shtetasi N.D., 69 vjeç, banues në Gajush.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet që të jetë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.