Gaforrja blu, mbretëresha e re në detin e Lezhës

E ashtuquajtura Gaforrja Blu është bërë tashmë mbretëresha e brigjeve të Adriatikut.

Mjafton vetëm t’i afrohesh bregut dhe ushtria e kolonizatoreve rreshtohen me një saktësi ceremonial përgjatë bregut.

Kjo specie e cila nuk është e frikshme vetëm nga pamja por edhe për atë që u ka shkaktuar peshkatarëve të Lezhës, sulmon dhe frikëson peshkun, vetëm në Divjakë, siç shprehen peshkatarët atje, nga 10 ton peshk e ngjala që nxirrnin në vit, sivjet mezi kemi mbledhur 68 kilogram.

Ky shfarosje apokaliptike e peshkut nga brigjet tona u ka krijuar hall të madh të gjithë peshkatarëve.

Por si u shfaq gaforrja blu?

Në lidhje me origjinën e saj peshkatarët në Lezhë janë të ndarë ndërmjet 2 teorive konspiracioniste: nga njëra palë janë ata që mendojnë se gaforrja blu, e cila konsumohet shumë në Kinë, është depozituar para pak vitesh në Greqi, nga ku më pas është përhapur në brigjet e detit Jon dhe Adriatik, nga pala tjetër janë ata peshkatarë që mendojnë se për shkak të nje incidenti në rezervatin e madh kroat ka sjellë përhapjen e pavullnetshme të species deri në brigjet tona. Peshkatarët në Lezhë shprehen mjaft të shqetësuar pasi kjo specie ka gjetur habitatin perfekt për qëndrim dhe për shumim në brigjet e Lezhës dhe ka për të qënë shumë e largët koha kur do të largohet.

Një tjetër peshkatar thotë se “kur nuk kishte gaforre blu i kushtonte 4 mijë lekë kilogrami ndërsa tani që ka plot nuk e merr askush. Dikush ka arritur ta eksportojë në Itali, sepse atje thuhet se ka treg, por dëmi që ka shkaktuar ne ekosistem dhe tek peshkatarët është fundosës.”

Sidoqoftë, kjo specie nuk ka sjellë asnjë të mirë në brigjet tona, po të merret parasysh sasia e tejmadhe e peshkut e cila mungon tashmë në rrjetat e peshkatarëve, dhe se deti i Lezhës është tashmë nën sundimin total të saj.