Fushata online, cilin lider po ndjekin shqiptarët sonte…

Për shkak të pandemisë, partitë politike kanë sqaruar tashmë se nuk do të ketë tubime apo grumbullime masive siç janë normë në ditët intensive nga të gjitha palët në garë.

Për rrjedhojë, beteja politike do të zhvendoset online, dhe terreni virtual është paksa kompleks dhe i vështirë për t’u dëshifruar.

Disa prej treguesve të sinqertë në parametrat e krahasimit online është numri i shikimit të videove, i pëlqimeve, shpërndarjeve dhe komenteve.

Por mbi të gjitha, një tregues super i sinqertë është numri i ndjekësve LIVE kur transmetohet një video, për shkak se ky tregues nuk mund të manipulohet, as ndikohet thelbësisht me anë të mekanizmavë të kooperimit masiv.

Sonte pra, ky tregues, në Facebook, midis Ramës në Open dhe Bashës në Opinion thotë se audienca ka anuar ndjeshëm nga Rama.

Duhet shtuar megjithatë, për hir të krahasimit të të vërtetave, se herën e shkuar, kur dy liderët ishin në media njëkohësisht, audienca anonte nga Basha.