Fuoristrada përplas motorin në aksin Lezhë-Shkodër, në gjendje të rëndë drejtuesi…

Një aksident është regjistruar në superstradën Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre.

Gazetari i BalkanWeb Elidon Ndreka raporton se një automjet fuoristradë ka përplasur një motor dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit është plagosur rëndë.

Mësohet se i plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Po ashtu mësohet se në aksident është përfshirë dhe një mjet tjetër. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ndodhi ngjarja, ndërsa policia po heton.