Fryhet befasisht grykëderdhja e Matit, të moshuarin në Tale të Lezhës e shpëton pema

Për shkak të rritjes së befasishme të kuotës në grykëderdhjen e lumit Mat, një i moshuar ka rrezikuar seriozisht që të përpihet nga ashpërsia e vorbullës ujore, pasi prurjet e rrezikshme prej shkarkimeve të HEC-eve e zunë atë në befasi.

I moshuari Z.L ka arritur të ngjitet në një pemë, por jeta e tij ishte gjithsesi në rrezik të madh.

Një afërm i cili ka arritur të largohet në kohë ka njoftuar forcat zjarrfikëse dhe këta të fundit kanë bërë të mundur nxjerrjen e tij nga uji i lumit Mat.

Prurjet nga reshjet e shiut dhe shkarkimet nga HEC-et Ulëz dhe Shkopet kanë bërë që shumë zona, si Talja, dhe Shënkolli të rrezikohen nga rritjet e befasishme e kuotave.

Ndaj mbetet eminente thirrja për kujdes të veçantë e që banorët e këtyre zonave duhet ta marrin seriozisht në konsideratë një fakt të tillë.