Frrokaj në A Show: “Kam mbledhur mjaftueshëm fakte…”

“Kryetarët kanë vendosur që të sakrifikojnë në këmbim të një gjëje më të madhe nga kjo, dhe nuk është fjala që të marrësh një Bashki për kryetarin e Bashkisë për është fjala që të marrim diçka që i mungon Shqipërisë, së paku në 30 vitet e fundit i ka munguar Shqipërisë.” – është shprehur Frrokaj në A Show!

Ka një bllokim të lirisë së fjalës, absolutisht.

Për fat të mirë këta e kuptuan vonë se ishin braktisur masivisht nga populli, dhe nuk patën kohën e mjaftueshme që të mbushnin kutitë, sepse mund të kishin bërë namin!

Unë i kam monitoruar dhe regjistruar të gjithë ata që kanë shkuar për të votuar, emër për emër. – ka vijuar ai.

Krasta: A do të veproni ndryshe, a do t’i çoni në prokurori provat që keni mbledhur?

Frrokaj: Kësaj radhe po, edhe nëse të tjerët nuk e bëjnë, unë do të veproj ndryshe. Sepse kam fakte të mjaftueshme, kanë edhe kolegët e mi fakte të mjaftueshme. Ka qënë një fenomen me të vërtetë fallso dhe i ndyrë.

Krasta: Sa herë kemi pritur që e kemi kuptuar se është mbushur kupa, mjaft është mjaft, enough is enough, në fakt nuk ka rezultuar ashtu siç e kemi pritur, ndryshimet nuk kanë ardhur…

Frrokaj: Makineria e shtetit, e qeverisë, po jep krisma, po kërcet, po bën zhurmë, nuk po punon amël, kështu që ka dy variante: ose të ndalojë që ta riparojmë ose përndryshe do të shkojë për skrap, pra dy janë variantet.

Ndiqeni të plotë: