Frrokaj në 360 Gradë: “Do të denoncoj çdo person që me 30 Qershor futet pa leje në pronat e Bashkisë!”

I ftuar në emisionin 360 gradë të gazetarit Artur Zheji ka qënë edhe kryebashkiaku i Lezhës Z. Fran Frrokaj.

I pyetur nga Zheji nëse do të ketë përplasje me 30 Qershor Z. Frrokaj nuk e ka përjashtuar që një gjë e tillë të ndodhë.

Në përmbyllje të emisionit, drejtuesi i programit i ka drejtur një pyetje të fundit Z. Frrokaj duke e pyetur nëse do të ketë konfrontime të qytetarëve me policinë, pyetje të cilës Frrokaj i është përgjigjur duke i kujtuar Zhejit tufën e shkresave që Bashkia ka dërguar në drejtim të KQZ dhe Policisë së Shtetit për lirimin e ambjenteve në vartësi dhe pronësi të Bashkisë Lezhë.

Frrokaj ka shtuar më tej se do të depozitojë një shkresë (“denoncim”) për çdo person që me datën 30 qershor futet pa leje në ambjentet në pronësi dhe vartësi të Bashkisë Lezhë, duke nënkuptuar kështu se qoftë komisionerët qoftë personat që do të paraqiten për të votuar, sipas Frrokajt, janë në shkelje të ligjit nëse futen pa leje në këto ambjente.

Me datën 30 qershor asnjë qytetar nuk është ftuar për të votuar nga Kushtetuta, dekreti është anulluar, dhe qytetarët lezhjanë do ta ushtrojnë vullnetin e tyre të lirë në një datë të re KUSHTETUESE!