Frrokaj i shkon fjalës deri në fund, rruga e Myltes një premtim i mbajtur!

Pak çaste mëparë në faqen zyrtare të Bashkisë Lezhë janë publikuar pamje nga rikonstruksioni i rrugës së Myltes.

Ky është një financim i realizuar 100% me fondet e Bashkisë, dhe një premtim i mbajtur i kryebashkiakut Frrokaj.

Për rrugën e Myltes, kemi botuar edhe një artikull më herët në LezhaNews, dhe se ja vlen ta ripërsërisim faktin se kjo rrugë ishte me të vërtetë jetike për banorët e kësaj zone.

Ja komunikimi i Bashkisë në lidhje me këtë rikonstruksion me vlerë 329 milionë lekë:

Bashkia Lëzhë vijon punën për rikonstruksionin e plotë të rrugës së Myltës në Njësinë Administrative Shënkoll.

Me financim 100% nga të ardhurat e veta, bashkia po financon shumën 32.9 milonë lekë duke i dhënë infrastrukturën e duhur rrugore kësaj zone.

Rruga ishte premtuar për banorët nga Kryetari i Bashkisë z.Fran Frrokaj