Frrokaj falenderon banorët e Lezhës, dhe “dorëzon” Bashkinë 1 ditë para Betimit të Ndreut!

“I pafat” mund të quhet ndoshta ky 4 vjeçar për Frrokajn, i cili nuk e pati të mjaftueshme mbështetjen nga ana e qeverisë përgjatë këtyre viteve e as nuk pati mundësinë që të largohej përmes zgjedhjeve nga detyra e tij si Kryebashkiak.

Shumëkush me të drejtë mund ta quajë Pirrike, ose si një statistikë të pakuptimtë, por Frrokaj po largohet paradoksalisht pa e provuar asnjëherë “shijen e humbjes”, ndoshta është ky fakt që ia jep përmasat Pirrike gjësë.

Ai ka folur për gazetarët dhe ka bërë një përmbledhje të shkurtër të legjislaturës që shkoi si dhe ka shprehur arsyen përse nesër nuk do të jetë në zyrë për të pritur Kryetarin e Ri të Bashkisë Pjerin Ndreu.

Deklarata e plotë e Frrokajt:

Mandati im në krye të këtij institucioni,ka qënë mbi të gjitha një  sfidë,detyrë,përgjegjësi,respekt dhe mirënjohje për scilin prej jush që më besuat,për demokratë dhe socialistë,të qendres,me parti dhe pa parti.

Me votat e sovranit në vitin 2015, fitova një garë jo të lehtë,por që pas gares, vrapi jonë u pengua në shumë raste qëllimisht por ecja nuk u ndal.

Trashëgimi i një borxhi në rreth 5 milionë euro nga ish bashkia dhe ish komunat,bllokimi I lejeve të ndërtimit në tre vite,granti i shtetit i diktuar politikisht shkaktaun pasoja jo të vogla në planifikimet tona,të cilat një pjesë e madhe u bënë realitet gjatë muajve të fundit.
Përkushtimi im dhe stafit për të mirëmenaxhuar çdo situatë,çdo fond dhe çdo aplikim për financim me burim donacione të huaja ka qënë maksimal,dhe ndryshimet janë të prekshme,ndërtimi i qendrave sociale është fakt dhe në to marrin shërbim qytetarë të shumtë.

Krahas shlyerjes së një pjesë të madhe të borxhit,bashkia arriti të hartoi dhjetra projekte me vlerë miliona euro të cilat qeveria i la menjëane dhe jetësimi i tyre,u bë i mundur pas përmirësimit të situatës financiare nga të ardhurat.

Kjo situatë (në tre vitet e para të mandatit), e cila për hirë të së vertës ndryshoi pasi Qeveria zhbllokoi lejet e ndërtimit,ku mesatarisht për çdo vit,bashkia humbi rreth 3 milionë euro nga parashikimi vjetor,pra në total rreth 9 milionë euro,u përmirësua vetëm vitin e fundit, çka gjeneroi investime të shumta,kryesisht infrastruturore.

Të jem i sinqertë, objektiviteti im ka qënë shumë herë më i lartë sa i takon ndryshimit të Lezhës,por përballë sfidave që bashkia u përball,është një situatë e mirëmenaxhuar.
Në dhjetra shkolla dhe institucione edukimi është ndërhyrë me rehabilitime të plota,një pjesë e madhe e kanaleve kulluese të dyta dhe të treta janë hapur në fushat e Lezhës,situata e pastrimit në qytet dhe fshatra është pëmirësuar ndjeshëm dhe mbulohet pjesa e madhe e gjithë territorit të bashkisë.

Ndarja territoriale ku e gjithë Lezha u la në një bashki e ka dëmtuar Lezhën.Kjo ndarje nuk u shoqërua me kapacitete financiare të duhura,përkundrazi me fonde më të pakta se shumatorja e mëparshme e njësive administrative,ndërsa bashkisë iu “atashuan” dhjetra punonjës të drejtorive rajonale .

Gjithsesi,Lezha trashëgon sot disa shërbime shumë herë më të mira,e një ndër to furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë,përfshirë këtu Shëngjinin dhe Balldrenin,ndërsa po punohet intensivisht edhe për ndërtimin e ujësjellësit të Kallmetit dhe fshatrave të tjerë.

Asfaltimi i rrugëvë të Lezhës, ku në brendësi të qyteti vijon puna paralelisht në shumë lagje,asfaltimi i rrugëvë në fshatrat e njësive Blinisht,Dajç,Balldre,Kolsh,Shënkollë,Shëngjin,Zejmen etj,tregojnë ritmin që ne kishim si qëllim shumë më hertë por që pengoi politika e majtë në tre vitet e mandatit.
Rruga e Torovicës e cila po i nënshtrohet rikonstruksionit me financim nga FZHV dhe Qeveria,mbetet dëshmi e këmbënguljes sonë.Kjo rrugë ka qënë prioritet i jonë dhe si e tillë është miratuar rishtaz në këshillin bashkiak,ndaj asfaltimi i saj, sa banorëve aq me sjell sadisfaksion dhe mua.

Preka përciptaz disa situata dhe investime, por ajo që vlen ta evidentoi është pengesa e nismës sonë për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skenderbeu në sheshin kryesor.
Politika shqiptare jo radhë herë ka prodhuar shembuj aspak kombëtar,dhe pengesa e bërë për këtë rast në mënyrë të qëllimtë,mbetet një shembull konkret.

Votimet e 30 Qershorit,dëshmuan një skandal në funksiosnimin e shtetit të së drejtës,fitues politik të paracaktuar,pa garë,të emërruar,model tipik monist.

Së pari si qytetar dhe më pas si njeri politik dhe përfaqësues i PD,partisë së reformave të mëdha do të respektoj vendimet e organeve të drejtësisë,e cila besoj fort se do gjykojë drejt edhe padrejtësitë e 30 Qershorit.

Gjykata Kushtetuese ka tagrin e gjykimit të votimeve pa dekret, të bëjë historinë e drejtësisë,asaj drejtësie e cila jo radhë herë i ka shërbyer politikës para shtetit të së drejtës.

Lezha dhe mbarë Shqipëria do vuajë pasojat e 30 Qershorit,nësë nuk bëhet drejtësi!
Një pushtet lokal një ngjyrësh më këshillin bashkiak dhe më qeverinë një ngjyrëshe do të sillte barazinë me ngjyrën e errët të 50 viteve komunizëm.

Sfida ime dhe e jona,mbetet gara e lirë dhe e ndershme për t’i ofruar Lezhës dhe lezhjanëve mundësi zgjedhjeje të vizionit qeverisjes lokale,e nësë do të kishim zgjedhje dhe jo votimeve,me shumë kënaqësi do të dorëzoja detyrën pasardhësit ashtu siç i ka hije një vendi demokratik,një burri dhe një shtetari.

Gjithsesi,në rrethana të tilla unë dhe ne,urojmë të bëhet më e mira për qytetin e Besëlidhjes,qytetin e Gjergj Kastriotit dhe Gjergj Fishtës e shumë pesonaliteteve që krijonë mozaikun e një Lezhë që ofron çdo gjë dhe që qëndron krenare përballë historisë.
Rruga jonë është përpara,e ardhmja jonë është përpara,sfida jonë është shumë pranë dhe triumfi i së drejtës do të jetë me të drejtit!

Zoti e bekoftë Lezhën,

Zoti bekoftë lezhjanët,

Shqipërinë dhe shqiptarët