Ndër lëvizjet e para që i shkojnë në mendje të bëjë një personi që sapo ka kuptuar se është infektuar me kovid, është një tampon, një analizë gjaku, apo një grafi kraharori.
Në fakt, pacientët e kanë kuptuar se asnjëra prej atyre mësipër nuk është lëvizja e saktë.
Një skaner toraksi (kraharori) në vend të tyre është ekzaminimi që i lejon të gjithë të shohin çfarë ka bërë kovidi me mushkëritë e tyre. Nga këtu fillojnë të gjitha të tjerat, siç janë analizat shtesë, mjekimet, e deri tek shërimi i plotë.
Ndoshta është një e dhënë e cila nuk mund të matet apo kuantifikohet dot por fakti që në klinikën Albmedica ekziston teknologji e përparuar e skanerit me 64 plane, do të thotë se shumë jetë janë shpëtuar, duke e parë me detaje gjendjen e tyre, e cila kjo e fundit, në mungesë një teknologjie të tillë do t’i kishte prirur njerëzit të shpresonin më shumë e të lëviznin më pak për të bërë një skaner të mirë në kryeqytet. Duhet thënë troç: kjo klinikë ka shpëtuar jetë, duke u dhënë mundësinë pacientëve të diagnostikohen shpejt dhe saktë.
Të gjithë ndjekin të njëjtin rekomandim: skaner – analiza – mjekim – monitorim – rikontroll – shërim – rikontroll. Por e gjitha fillon me skanerin, dhe Albmedica njofton se për shkak të fluksit të infektimeve e ka shtrirë orarin e shërbimit të saj edhe ditën e DIELË deri në ora 14:00.
Përveç kësaj, edhe pse logjika e tregut ia kërkon që të vjelë sa më shumë të ardhura, sepse fundja, ka staf për të paguar, energji për të shlyer (vetëm dhoma e heliumit që shërben për të mbajtur rezonancën magnetike në gatishmëri konsumon energji sa mesatarja e 15 familjeve të marra sëbashku në muaj), pavarësisht logjikës së tregut pra, kjo klinikë, duke parë infektimet e shumta, dhe kërkesën e lartë për skanime, gjithashtu edhe pamundësinë ekonomike të shumë prej atyre që infektohen, e ka zbritur deri në kufijtë e së lejueshmes koston e një skaneri në 13 mijë lekë, që është fjalë-për-fjalë gjysma e çmimit në cilëndo klinikë në Tiranë, dhe për më tepër, interpretimi, ose leximi i çdo skanimi në Albmedica kryhet nga profesionistë radiologë brenda dhe jashtë vendit (Itali) njëkohësisht.
Përtej zbritjes së çmimeve, dhe shërbimit të hapur edhe ditën e dielë, ajo për çfarë duhet mbajtur mend mirë ky emër, Albmedica, është se ka shpëtuar, dhe po shpëton jetë çdo ditë, duke i diagnostikuar saktë dhe shpejt të infektuarit e kësaj pandemie që s’po na hiqet qafe.