“Festat Lokale”/ Bashkia Lezhë dhe Ministria e Turizmit hapin siparin…

Gatimet lokale të Lezhës janë prezantuar për vizitorët dhe turistët në Shëngjin nëpërmjet një feste të organizuar nga Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit.

“VI’nShengjin” bëri bashkë restorantet me te mirë te zonës dhe kuzhinierët e njohur te tyre duke identifikuar pjatat më tipike të tyre që tërhoqën vemendje të madhe. Të shumtë ishin vizitorët qe u bënë pjesë e kësaj feste duke shijuar gatimet e zonave të ndryshme të kesaj njësie vendore.

Kur bëhet fjalë për gatimet, atëhere ne Lezhë qëndron çdo feste që i dedikohet ushqimit, tha në fjalen e tij Kryetari i Bashkisë se Lezhes, Pjerin Ndreu, i cili ka shtuar se nuk do të mungoje mbështetja për agroturizmin dhe turizmin e ushqimit.

Organizimi i festave të tilla shihet si një mundesi e mirë për të promovuar gatimet tradicionale të zonës me qëllim për të tërhequr sa më shumë vizitor, por edhe për ta bërë turizmin e guzhines pjese te rendesishme te zhvillimit te turizmit gjithëvjetor ne Lezhë.