Faqja më e madhe e memeve në Shqipëri bie në “grackën” e Pjerin Ndreut

Prej ditësh faqet e njohura dhe më të ndjekura në Shqipëri i kanë hyrë një trendi të ri duke i hiperbolizuar premtimet elektorale deri në kufijtë e utopisë.

Mesazhi i tyre, me ironi të thellë dhe sarkazëm mëton t’i përtallë të gjitha premtimet dhe objektivat e shprehura në kohë elektorale. Duke e nagcmuar kështu fantazinë e komentuesve të postojnë edhe ata fotot e kontrasteve paradoksale, çka për rrjedhojë rrit edhe shikueshmërinë e këtyre postimeve nga ana e faqes.

Ky trend i memeve nuk i ka shpëtuar stafit digjital të kryebashkiakut Ndreu, ata kanë gjetur mënyrën që ta përdorin dallgën e këtij trendi në favorin e tyre.

Dhe ja sesi:

Pamjet e projektit të publikuara në faqen e Ndreut, mbi rikualifikimin e shëtitores dhe ndërtimit të urave mbi lumin Drin është një fakt tashmë, por sekreti në këtë rast është se fotot e përzgjedhura për t’u postuar të projektit ka shumë të ngjarë të jenë kapur qëllimisht të ngjashme me postimet e fundit të Brrylit.

Kështu faqet e memeve do ta kapnin karremin duke e kthyer si objekt talljeje një projekt i cili ka marrë firmën për zbatim tashmë, dhe janë zviceranët, austriakët, FZHSH, dhe Bashkia Lezhë që kanë bashkuar forcat për ta jetësuar.

Gabimi i rëndë i faqes së memeve në këtë rast ka qënë dembelizmi intelektual për të filtruar dhe verifikuar vërtetësinë e informacionit, ç’ka i nxorri bllof.