Fadroma e Bashkisë Lezhë bën pluhur shkollën në Shëngjin, gati rindërtimi

“Shkolla është një ndërtesë që ka katër mure dhe të nesërmen brenda tyre”, pati shkruar artisti anglez Lon Watters kohë më parë.

Epo edhe shkolla At Zef Pllumi në Shëngjin i ka katër mure, por më shumë sesa të nesërmen duket sikur mbajnë sëmundje brenda tyre.

Ato mure të shëmtuara, të degraduara, si të ishin të ndonjë reparti ushtarak të braktisur prej kohësh, i rrëzoi sot krahu ciklopik i fadromës së Bashkisë Lezhë.

I rrëzoi sepse ashtu siç u ndërtua shkolla e re “Llesh Nik Daka” në Shënkoll, po ashtu i erdhi radha edhe kësaj, për t’u shembur e për t’u rindërtuar me ato mure e me ato standarte që vërtetë të mbajnë të nesërmen e të ardhmen brenda tyre.

“Shkolla “At Zef Pllumi” ne Shengjin po shembet per tu rindertuar e re dhe me kushte bashkekohore. Ajo germadhe nuk mund te lihej ne pike te hallit. Ky eshte ndryshimi mes nesh dhe atyre qe nuk vune nje gozhde askund!”, shkruan kryebashkiaku Ndreu në faqen e tij zyrtare.

“Shkolla e Shengjinit, do jete shkolla me e bukur ne Veri te vendit. Nje tjeter objektiv edhe i domosdosjem, edhe i premtuar nga Pjerin Ndreu 💪 qe po realizohet. Pafundesisht krenar per cka po behet ne shkollen “At’Zef Pellumbi”, shkruan nënkryetari Pacaj.

Komentues të tjerë:

Investimet ne ndertimin e shkollave , jane investime per te ardhmen e femijeve tane . Pune te mbare. ©Gjergj Prendi/Facebook

Bravo se je tu ba ni pun te bukur e je tu ba punen e lan mbas dore nga te tjert e 30 viteve te falenderojme ne lagja e juj e kahershme gurrave qe po na shtron rrugen asfalt zoti mbare ju bafte e fitosh gjithmon. ©Vitore Doda/ Facebook

Bravo u bana 30 vjec dhe nuk pash kaq shume investime ne Qytetin tone.Bukur erdhi koha per tu Vlersuar Beslidhja E Lezhes Historike. ©Dormir Lushi/Facebook

Bravo Pjerin Ndreu , 8vite kujtime në atë shkollë të bukura por të tejkaluara , pa shërbime sanitare e me dimra të acartë … Fëmijët e Shëngjinit di kenë më në fund ambiente të ngrohta me shërbime sanitare👏🔝 ©Algen Nikolla/ Facebook

Bravo bravo bravo ju qofte.Me te vertete nuk shifej me sy ajo shkolle e ju te mesohej ne te. ©Marjana Lleshi/Facebook

Sa shume kujtime kam une e shume breza te tjere Shengjinas te cilet mesuan ne kete shkolle. Pare nga ky drejtim te vjen keq sepse……..por mbeten ne histori gjitheshka. Shkolla e re do te jete nje jete e re per nxenesit qe do mesojne ne bankat e saje,me moderrne e me e votiteshme.Ju pershendes e uroj Pune te mbare Kryetar,ju e gjithe te tjereve qe do kontribuojne ne ndertimin e konsolidimin e kesaje shkolle.©Bahri Rustja/ Facebook

Super lajme i mire, per te gjithe Qytetarin e Shengjinit.Bravo Kryetare,Meriton respekt,pasi gjithe lezha eshte kthyer ne kantier ndertimi ne saje te punes tuaj…! ©Shkurt Shyti/ Facebook