Facebook respekton 30 qershorin, fton shqiptarët në votime!

Atë që nuk po e bën Partia Socialiste po e bën rrjeti social më i madh në botë.

Janë të paktë ata shqiptarë të cilën nuk kanë një llogari në rrjetin social Facebook, i cili, po shfaq sy më sy thirrjen për të shprehur vullnetin ditën e votimeve.

Jo vetëm kaq, mesazhi i Facebook është fuqimisht nxitës, sepse të shfaq edhe numrin e personave të cilët kanë votuar dhe e kanë deklaruar se kanë votuar.

Si ka ndodhur kjo ?

Siç duket, skuadra e atyre që ishin pro 30 qershorit kanë qënë më e përgatitur në aspektin teknologjik, duke e regjistruar kështu pranë Facebook datën 30 Qershor si ditë votimesh “Election Day” në Shqipëri, gjithçka tjetër vjen si efekt i kësaj.

Mesazhet që rrjeti social shpërndan tek çdo përdorues janë të automatizuara dhe vijnë si efekt i asaj se zgjedhjet janë regjistruar zyrtarisht pranë tij me datën 30 qershor.

Kuptohet në këtë pikë, se fuqia sensibilizuese e Facebook është e padiskutueshme, e barabartë ndoshta me 1000 fushata televizive në efekt.

A ishte ky një AS nën mëngë?

Sigurisht që PO!