Evolucioni i Sistemeve të Ndriçimit në Sheshin Kryesor të Lezhës

Sheshi kryesor i Lezhës deri pak ditë mëparë ka patur një sistem inteligjent ndriçimi, i cili shfrytëzonte diellin për t’u ndriçuar gjatë ditës dhe hënën për gjatë natës, dhe kështu as nuk konsumohej energji elektrike, as fuqi punëtore, as panele elektrike.

Por, siç lexuesi mund ta paramendojë, kjo metodë ka vetëm një problem: mrroklla e kontrollit të intensitetit të ndriçimit të Hënës gjendet e fshehur diku në thellësitë e galaktikës dhe punëve të universit me lëvizjen e planeteve e ciklet hënore të cilat aq shumë i studioi Nikola Koperniku disa shekuj mëparë.

E meqënëse Bashkia Lezhë nuk mundet dot ta riktheje në jetë Nikola Kopernikun dhe ta punësojë tek shërbimet, ka vendosur të gjejë një zgjidhje disi ndryshe: kanë vendosur llambat e reja, ka lidhur fijet elektrike me panelet përkatëse, dhe kështu krahas dritës së Zotit sheshi ndriçohet edhe me dritën e njeriut. Kaq, pikë mbaroi!

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni materialin filmik të përgatitur nga Rrok Lelçaj:

Shënim***: I kërkojmë ndjesë lexuesit për mënyrën e përcjelljes së lajmit në një kohë kur thjesht mund të thonim: “Ndriçohet Sheshi Gjergj Kastrioti në Lezhë.”