“Erdhi dita të bëjmë llogaritë!”/ Flet urbanisti lezhjan: “A kanë hekur kollonat?”

Magnituda e pasgoditjeve po vjen gjithnjë zbritëse, dhe pasgoditje po vijnë duke u rralluar, si dhe sizmologët shqiptarë dhe ata gjermanë shprehen se situata po shkon drejt normalizimit.

Tani vjen momenti i llogarive, sepse duhet kuptuar me saktësi dëmtimi strukturor që ka shkaktuar tërmeti, që të mund të hyjmë të qetë në shtëpitë tona. Kjo ka sjellë një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për inxhinierë ndërtimi.

Inxhinierët e ndërtimit, dhe eskpertët e urbanistikës janë kryefjala e zgjidhjes së situatës post-tërmet.

Ne intervistuam një urbanist të njohur në Lezhë, i cili ka drejtuar për disa vite edhe Drejtorinë e Urbanistikës në këtë qytet, z. Pashk Ndoci. Ai është specializuar nga qeveria Austriake në Urbanistikë dhe Planifikim Territori, si dhe ka mbi shpatulla vite të tëra në fushën e ndërtimit.

Lezha News: Z. Ndoci, nëse në këto momente do të shkoje për inspektim tek një familje e prekur nga tërmeti, cila është gjëja e parë që do bëje?

Inxh. Pashk Ndoci: Atëherë, ka dy metoda inspektimi: I pari quhet INSPEKTIM VIZUAL, ky bëhet deri në 24 orë pas goditjes dhe përdor një sinjalizim të kuq, të verdhë dhe të gjelbër. Një inxhinier vullnetar ose i kontraktuar nga shteti do të marrë rreth një orë për të vlerësuar sigurinë e ndërtesës, pa hyrë në detaje strukturore. Nga ky inspektim vlerësohet nëse kemi dëme kozmetike (plasarije, çarje të cekëta muri) apo dëme strukturore (çarje të thella muresh, plasaritje e trarëve etj.)

I dyti quhet INSPEKTIM STRUKTUROR, këto inspektime janë specifike për situatën tuaj. Ato zhvillohen disa ditë pas një ngjarje dhe një vlerësim i plotë kërkon një ose dy ditë. Koha e kërkuar për një inspektim varet nga lloji i ndërtesës suaj – një shtëpi përdhese kërkon një nivel të ndryshëm të vëmendjes sesa një ndërtesë e lartë.

Ky lloj inspektimi ndryshon nga i pari ashtu siç ndryshon Grafia nga Skaneri. Sepse në këtë inspektim zbulohet çdo dëmtim i fshehur, i padukshëm, i cili mund të vijojë ta mbajë ndërtesën në këmbë, dhe banorëve mund t’u krijohet përshtypja se janë në rregull, por një tërmet eventual në të ardhmen e largët apo të afërt do ta rrëzonte.

Ky lloj inspektimi bëhet me pajisje të specializuara, që hyjnë në ato që quhen imazheri industriale të cilat i bëjnë skanim me rreze ndërtesës njëlloj ashtu siç njeriut në klinikë. Tamam ashtu si ai njeriu që e kupton se nuk është mirë me shëndetin, ka temperaturë, ethe, marremendje, dhe e kupton se qëndrimi në shtëpi e ndihmon më pak sesa spitali, edhe pse nuk ka kryer asnjë ekzaminim paraprak. Ashtu edhe në këtë rast konstatimi i parë jane çarjet e thella në mure, nëse ka të tilla do të thotë se struktura, kollona-trarë nuk e ka rigjiditetin (fortësinë) e duhur dhe nuk duhet te jetohet brenda. E as në këtë rast nuk duhet të prisni në shtëpi derisa të vijnë ekspertët.

Tjetër verifikim që bëhet me sy të lirë janë çarjet e pjerrëta në kolona dhe në trarë, nëse kjo ka ndodhur me këtë tërmet afërsisht 35 km epiqendër nga Lezha, edhe këto objekte janë destinacion per t’u trajtuar sa me parë ose për shembje ose për rikonstruksion, në të ardhmen ne mund të jemi vatër sizmike, ndodhemi në mes vatres se 79-es dhe kesaj të 26 nentorit.

Duhet pare nëse ka fryerje te mureve, absolutisht menjëhere duhet të dilet përjashta, është treguesi i gjendjes së fjetur të objektit, një magnitude më e vogël mund ta rrëzoje.

Lezha News: Pra, ju po thoni se inspektimi i banesës nuk duhet të lidhet vetëm me faktin nëse është i sigurtë për të hyrë brenda, por duhet të merret parasysh edhe sa do t’i rezistojnë një termeti tjetër eventual?

Inxh. Pashk Ndoci: Lezha ka patur studime që në kohën e sovjetikëve të azhurnuar nga Instituti jone i Sizmologjise, jane të përcaktuara disa zona sizmike qe nuk duhesh lejuar te ndërtohej ose duhej ndërtuar me maksimumi tre- kater kate, sikurse eshte lagjia e re buze rrugës shtraus dhe tek gurrat, e jo të ndertoheshin godina 7-8 kate.

Gjithashtu kemi zona te evidentuara me bazamente të dobeta ne kuptimin e lëngëzimit të bazamentit për termete me magnitude 6.5 deri 7 balle rihter, për pasoje do te kishim fundosjen me disa kate edhe te atyre pallateve që kane konstruksionin e mire.

Per fatin e keq në Lezhe dhe ne vijën bregdetare te Shqiperise aq sa kam informacion unë, ka shume zona te tilla, eshte gabim shume i madh lejimi i ndertimeve mbi pese kate mbi toke ne bazamente me lengezim te mundshem, do te ishte detyre urgjente e vleresimit te ketyre bazamenteve nga ekspertet e gjeosizmikes, qe t’i paraprijme pasojave katastrofike ne te ardhmen, perse jo te mos kemi reduktime te kateve ne lartesi apo edhe shembje te ndertimeve qe vleresohen me truall qe mund te lengezohet.

Eshte imediat vleresimi i banesave te demtuara nese ata i rezistojne nje termeti tjeter te mundshem, ky eshte veprimi i pare i banoreve, specialistet ne nje faze sa me të shpejtë duhet të bejne certifikimin nese duhet te futen banoret brenda. Aktualisht ne bejme pjese ne nje zone sizmike ne veprim nga Tivari deri ne Lushnje – Fier, ne çdo moment priten reagime sizmike, une mendoj me magnitude ne zbritje, por nese u referohemi disa eksperteve grek dhe historise se termeteve, mund te kemi reagime te po ketij niveli perseri, duhet te ndiqet me vemendje intensiteti i goditjeve sizmike, perse jo te mos krijohet menjehere edhe nje berthame e institutit te sizmiologjise qe ne dijenine time eshte shkrire keto vitet e fundit.

Une flas ne rolin e nje personi qe kam drejtuar Urbanistiken e Rrethit Lezhe per 6 vite rrjesht, problemi i zonave te dobeta sizmike, lartesite e kateve, parashikimi ne studimin konstruktiv te objekteve i masave antisizmike, kane qene kujdesi me i madh i punes time ne ato vite. Per fat te mire nuk kam lajm te keq per asnje objekt te ndertuar me leje ndertimi ne ato vite.

Lezha News: Nga një vështrim paraprak është dalluar një dukuri e veçantë, tërmeti ka falur pallatet e larta dhe ato të ulëta, duke shkatërruar ato me lartësi të mesme. Ekspertët thonë se kjo ndodh për shkak të një dukurie që quhet rezonanca natyrore. A ka të bëjë lartësia e pallatit?

Inxh. Pashk Ndoci: Une mendoj se esenciale eshte ne te gjitha objektet që të jetë ndertuar konstruksioni me traret antisizmik, kollonat e kane sasine e duhur te hekurit apo jo? Nese keto masa jane marrë në ndërtim, s’ka të bëje fare sa të larta jane katet, pallati edhe gradaçele mund të jetë dhe nëse eshte vepron si një strukture e tërë elastike nuk mund të ndodhë asgjë nëse punimet janë kryer me korrektesë.

Lezha News: Inxhinier faleminderit për kohën, sugjerimet dhe idetë tuaja.

Inxh. Pashk Ndoci: Faleminderit Juve për bisedën!