Eduard Ndreca i përgjigjet Nënkryetares së Bashkisë: “E harruat kush fitoi në 2017-ën?”

Në përgjigje të asaj që nënkryetarja e Bashkisë Znj. Alfrida Marku publikoi ditën e djeshme, në lidhje me procesin e ri-organizimit së strukturave të Partisë Demokratike ku ajo i ftonte qytetarët të bënin dallim ndërmjet një force që ka integritet, liri dhe mendim ndryshe, kundrejt një force tjetër që është dyndur me njerëz të caktuar nga ‘komandanti’ e jo të zgjedhur nga populli, pra, i thënë shkurt, mesazhi i Znj. Marku ishte ky:

PS e Lezhës është e strukturuar me njerëz të cilët ia kanë imponuar ‘nga lart’ Lezhës, ndryshe nga PD e cila i ka të zgjedhur të nga populli.

Në përgjigje të kësaj pra, ka qënë vetë kryetari i PS Lezhë, Z. Eduard Ndreca i cili ka reaguar direkt ndaj Znj. Marku, në seksionin e komenteve.

Ja komenti i Kryetarit të PS-së Lezhë:

Partia Socialiste drejtohet nga njerez te zgjedhur nga strukturat e saj. Kam detyrimin si kryetar i Partise Socialiste te Lezhes ta ve ne dijeni Znj. Dedgjonaj.

Problemi me i madh sot eshte se Bashkia, ne vend qe te jete institucion sherbimi e te punesuarit e saj ne sherbim te njerezve, ky institucion i eshte kthyer analizes se punes qe ben Partia Socialiste.

Une e falenderoj qe e gjen kohen per kete, por qytetaret nuk mund te pranojme devijimin e angazhimit te njerezve te punesuar ne Bashki.

Asnje nga Partia Socialiste e te pakten struktura drejtuese e saj nuk kane komentuar asnjehere aktivitetet e PD dhe nuk i kemi shoqeruar kurre me analiza neper portale, sepse kjo eshte puna tyre e ne kemi tonen. Ne e pretendojme Bashkine dhe kjo politikisht besoj se eshte ne te drejten tone.

PD eshte aty ne Bashki dhe ka punen e saj per te bere, por nuk eshte puna saj te merret me ne. Kjo nuk e justifikon dot as ne syte e demokrateve te thjeshte e te ndershem, qe jane pa dyshim te shumte e te nderuar, pasi ata ndjehen te zhgenjyer me cka Bashkia ka bere.

Ne i fituam zgjedhjet ne 2017, nderkohe qe Alfrida, aty ku eshte sot, ishte dhe atehere. Ne do dalim mbi emrat, sepse e kemi ndare mendjen vec ta fitojme Bashkine.