Dr. Vladimir Kola zbulon plagjiaturën e Mimi Kodhelit. Sapo e publikoi ish-zv.ministri i arsimit Muka!

Vijojnë denoncimet lidhur me plagjaturat e doktoraturave të përfaqësueve të lartë të qeverisë. Rasti më i fundit që është denoncuar ka qenë ai i ish-ministres së mbrojtjes dhe deputetes së PS-së Mimi Kodheli.

Ka qenë Vladimir Kola, i doktoruar në “Sapienza” për “Të Drejtën Kushtetuese dhe Publike të Përgjithshme”, autor i disa shkrimeve ekskluzive në Lezha News, ai që ka bërë të ditur se Kodheli ka kopjuar disa autorë të huaj, duke i cituar si punimin e saj në doktoraturë.

Kujtojmë për lexuesin se Dr. Vladimir Kola nuk ka zbuluar vetëm plagjiaturën e zonjë Kodheli por bashkarisht me Lëvizjen për Universitetin ka zbuluar një tjetër plagjiaturë, atë të ministres Ogerta Manastirliu.

Postimin për këtë e ka bërë para pak minutash në rrjetet sociale Taulant Muka, ky i fundit zbuloi plagjiaturën e zv. ministrit të arsimit dhe u emërua në vend të tij e që pas dy javësh dha dorëheqjen.

Postimi i plotë i ish-zv. ministrit të arsimit:

Mirëmëngjesi me Mimi Kodheli- Doktoraturë Plagjiaturë! Merrni GOMEN z. Kryeministër dhe fshini plagjiaturat!

Vladimir Kola, Universiteti Sapienza zbulon plagjiaturën!

Plagjiatura e Tezës së Doktoratës së zonjës Mimi Kodheli, me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Dhori Kule (në atë kohe Rektor), pranë fakultetit te Ekonomisë, “Universiteti i Tiranes”, me titull “Regjimi i shënjestrimit të inflacionit: një propozim për Shqipërinë”, e vitit 2015.
Tezën e plotë e gjeni në internet në ketë adresë: http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Mimi-Kod…

Pas shumë ore kërkimi ne internet, kam zbuluar se zonja Mimi Kodheli ka kopjuar disa paragrafë te Tezës së saj te Doktoratës, pa cituar autorin origjinal, domethënë i ka paraqitur paragrafët ne fjalë, sikur t’i kishte shkruar vetë ajo.

Me ketë rast përfitoj të falënderoj zotin Taulant Muka, i cili ishte i pari që e vuri në dukje problemin e plagjiaturës në Shqipëri dhe na nxiti edhe ne të tjerëve që të kërkojmë në internet për ketë çështje.

Me sa kam arritur të zbuloj unë, zonja Mimi Kodheli kopjimin më të madh e ka bërë prej artikullit “From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, me autor Frederic S. Mishkin, i vitit 2000, prej të cilit ka kopjuar dy faqe e gjysmë te Tezës së saj (faqet 21, 22, 23 dhe 24), të cilat korrispondojnë me faqet 11,12 dhe 13 të artikullit në anglisht, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë: https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…

Paragrafë të tjerë ka kopjuar nga artikulli “Should inflation targeting be abandoned in favour of nominal income targeting?”, me autorë Stan du Plessis dhe Malan Rietveld, i vitit 2013, të cilin e gjeni në internet në këtë adresë:

https://www.ekon.sun.ac.za/wpapers/…/wp122013/wp-12-2013.pdf

Gjithashtu, ka kopjime edhe nga artikulli:

“Inflation Targeting: Holding the Line”, Sarwat Jahan,

https://www.imf.org/external/pubs/ft/fandd/basics/target.htm.

Me poshtë po ju vë krahasimin e detajuar:

“From monetary targeting to inflation targeting: lessons from the industrialized countries”, Frederic S. Mishkin, January 2000 ((ky artikull është vendosur në listën e literaturës së konsultuar, por siç e thashë, zonja Kodheli ka kopjuar prej tij faqet që përmenda më parë, duke i paraqitur sikur t’i kishte shkruar vetë ajo)

https://pdfs.semanticscholar.org/…/3e358ebc297698dfbb8737fa…

Zoti Kryeministër trajtojeni zotin Vladimir Kola ashtu siç do të trajtonit një aset kombëtar. Sa për kureshti, nëse i hidhni një sy punimit të doktoraturës së Dr. Vladimir Kola aty do të gjeni më shumë se 2000 libra referencë, pra ky djalë ka shfletuar më shumë se 2000 libra për të përmbyllur vetëm librin e doktoraturës.

Është 100% e sigurtë se ky njeri ka për të gjetur edhe shumë plagjiatorë të tjerë në radhët e funksionarëve të lartë të shtetit.