Dr. Agron Belishova “Qytetar Nderi” i Lezhës

Këshilli i Bashkisë Lezhë ka votuar në unanimitet, me të gjitha votat propozimin për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për doktor Agron Belishovën.

Jo vetëm ata që jetuan në kohën e vështirë të regjimit por edhe brezi i më të rinjve e kanë të dëgjuar emrin Agron Belishova.

Historitë e humanizmit të tij gjatë ushtrimit të profesionit të mjekut janë të gjithfarësojshme dhe mjaft emocionuese dhe që marrin akoma më shumë vlerë për shkak se kontrasti me realitetin e sotëm mjekësor është verbues.

E gjithë Lezha ka respekt për doktor Agron Belishovën, ai e kuptoi se humanizmi me të cilin mjekoi të tjerët do të bëhej ilaçi që do t’ia shëronte shpirtin në pleqërim vetë atij.

Ai meriton nderimet dhe respektin tonë më të thellë.

Ashtu sikundër meriton vlerësim edhe Z. Agostin Marku, anëtari i këshillit i cili në mbledhjen e fundit të tij, solli në vëmendjen e këshillit figurën dhe kontributin e doktor Agron Belishovës.