Dorëhiqet Kryetari i PD-së Lezhë…

Në foto: Nga e majta, Zef Gjoka, Flamur Hoxha, Alfrida Marku Dedgjonaj

Pak minuta mëparë Fax News ka publikuar një lajm ku thuhet se kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë Zef Gjoka ka dhënë dorëheqjen.

Burime pranë Partisë Demokratike Dega Lezhë bëjnë me dije për Fax News se prej disa ditësh është dorëhequr kreu i kësaj dege i cili mbante këtë post që prej vitit 2018.

Ende nuk ka sqarime se cili ka qënë motivacioni që ka shtyrë këtë akt, pak para dy kuvendeve që kjo forcë politike do mbajë me datat 11 dhe 18 dhjetor.

Në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga Deputeti Agron Gjekmarkaj i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.