Doktoresha e zemrës rikthehet në Lezhë. Albmedica publikon datat…

Ajo ia ka kushtuar jetën e saj studimit të zemrës njerëzore. Studentja e shkëlqyer e kardiologjisë që ka udhëtuar në kryeqendrat e europës, jo për të vizituar muzetë, as për aventurë, por për t’u specializuar pranë universiteteve dhe spitaleve më të mira të kontinentit.

Edhe ajo, ashtu si çdonjeri që me këmbëngulje dhe vullnet të fortë nuk ndalet përballë asnjë vështirësie, e realizoi ëndrrën e saj, me aftësi, sakrificë, dhe merita të plota, universiteti më i vjetër i botës i akordoi asaj titullin e lartë “Doktor”.

Por për Dr. Borejda Xhyherin, “Betimi i Hipokratit” nuk do të ishte kusht i mjaftueshëm për t’u shërbyer jetëve njerëzore, ajo do të shkonte edhe më tej, krahas ushtrimit të profesionit, njëkohësisht do të kryente kërkime shkencore në kardiologji… dhe dita kur ajo do ta shihte emrin e saj në revistat ndërkombëtare erdhi shpejt.

Ajo e prezantoi zbulimin e saj shkencor përballë një salle të mbushur me shkencëtarë, doktorë e profesorë të rangut botëror, të cilët, në fund të ligjëratës së saj, në shenjë vlerësimin e mirënjohjeje u ngritën të gjithë në këmbë për ta duartrokitur.

Pas vizitës së saj të parë në Albmedica gjatë muajit nëntor 2019, ajo rikthehet përsëri në datat e publikuara nga Klinika Albmedica në Lezhë:  30 janar deri me 1 shkurt 2020.

“Kemi qën mësue me kry punë e me kalu radhën, ishim msu ktej me doktor zemre që përcillte 15 pacientë për 20 minuta: mat tensionin, shkruj recetën, vrap te farmacia, ene ke shpia! Kurse me këtë Dr. Borën, jemi çudit, na bani 35 apo 40 minuta kontroll zemre. Un s’shkoj ma n’doktor tjetëve përveç ksaj. E kam nda menjen!”Agimi, pacient i Albmedica.

“Or shok, kjo s’asht doktoreshë zemre, kjo qenka prokurore zemre. Mor m’ka pyt për çdo detaj, ça ushqehem, ça pij, mor për gjumin, për gjithçka, edhe për nanën e për tatën tem, a kan pas probleme zemre, me detaje!”Gjoni, pacient i Albmedica.

“Kisha 10 vite qe përdorja të njëjta ilaçe, të njëjtën kurë, kur më vizitoi Dr. Bora ma ndryshoi kurën, dhe ndryshimet për mirë i kam dalluar për 2 ditë” – Maria, paciente e Albmedica

“Pashazotin m’ka vizitu kjo doktoreshë, si ene me dek çtash, s’e kam hiç problem!”Pashku, pacient i Albmedica.

Dr. Borejda ka përgatitur një pakëte të plotë për pacientët e Albmedica, me synim një kontroll të plotë dhe heqjen e çdo meraku në lidhje me zemrën.

Për informacione më të hollësishme jeni të lutur të konsultoni njoftimin e klinikës Albmedica në faqen e saj zyrtare në Facebook:

Rikthehet ne Albmedica nga data 30 janar deri me 1 shkurt Doktoresha Borejda Xhyheri.

Me një eksperiencë 10 vjeçare në kardiologji Dr. Xhyheri ka disa publikime në revistat europiane të zemrës. Pjesëmarrëse dhe speaker në kongrese italiane, europiane dhe konferenca të kardiologjisë.

Dr. Borejda Xhyheri është diplomuar dhe specializuar në Universitetin e Bolonjës.

Pas specializimit ka kryer trajnime në Lugano (Zvicer), Londër (Angli), Torino (Itali) etj.

Ka kryer trajnime dhe ka punuar në:

– CLINICA CITTA DI APRILIA, ITALIA

– TREE TOP HOSPITAL, REPUBLIC OF MALDIVES

– OSPEDALE BELLARIA, BOLOGNA, ITALIA

Aktualisht punon në departamentin e kardiologjisë në OSPEDALE DEGLI INFERMI në Biella, Italia.

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni në numrat e mëposhtëm:

Cel: 0673033033

Tel: 021520700

E-mail: info@albmedica.com

Lagjia Gurra, tek Ish grumbullimi pas Restorant Dashi. Lezhë-Albania (30 minuta nga Shkodra dhe 50 minuta nga Tirana).

Ju mirëpresim!