Doktor Vladimiri i zbulon problemin Ulsi Manjës: “Vuan nga plagjiatura!”

Nëse keni menduar se Dr. Vladimir Kola e nisi serialin e denoncimeve të doktoraturave sa për të patur nja 3 ditë lavdie dhe pastaj për të mos u përmendur më, e keni menduar gabim!

Që nga koha e fillimit të protestave të studentëve ai nuk është ndalur asnjë moment, por në mënyrë sistematike ka publikuar rastet e plagjiaturave, dhe sigurisht, media i ka drejtuar reflektorët e saj në drejtim të tij atëherë kur emrat e shfaqur ishin edhe njerëz me peshë në opionin publik. (Ndërsa disa të tjerëve u intereson që fjala e tij të mos përhapet fare, ta dëgjojnë sa më pak vetë!)

Edhe pse që nga hera e fundit që e kemi publikuar, Dr. Vladimiri ka gjetur edhe 3 apo 4 plagjiatura të tjera, ne ju ftojmë të vizitoni faqen e tij zyrtare për t’u detajuar në lidhje me këto raste.

Ndërsa për sot, në klinikën e doktor Vladimirit paska qenë e shtruar për analiza teza e doktoraturës së Z. Ulsi Manja, të cilës i ka dalë grafia për faqe të zezë.

Ja çfarë shkruan Dr. Vladimiri:

Mirëmbrëma nga ustai i plagjiaturave: Ulsi Manja doktoraturë me plagjiaturë.

Zbulimi, analiza dhe krahasimi i Tezës së Doktoraturës me plagjiaturë me titull

“Veprat penale kundër mjedisit ( neni 201-207 kp)”,

e mbrojtur nga Ulsi Manja në shtator 2017, pranë Univerisitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale, me udhëheqës shkencor Prof. Skënder Kaçupi.

Teza gjendet e plotë në internet në këtë adresë:

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/doktoratura-Ulsi-Man…

1. Në Tezën në fjalë janë kopjuar 7 faqe nga (shih faqet 107-114) nga artikulli shkencor

“E Drejta për Informim mbi Çështjet e Mjedisit: Legjislacioni Shqiptar në Vështrim Krahasues me Konventën e Aarhus-It”,

me autore Irma Baraku, i publikuar në vitin 2013 në “Revista Shqiptare për Studime Ligjore” Vol. 7.

Artikulli origjinal gjendet në internet në këtë adresë:

http://www.ajls.org/doc/2DrejtaInformimMjedisi.pdf

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

2. Në Tezën në fjalë, faqet 91-92 janë kopjuar nga një studim i Bankës Botërore, i vitit 2010, me titull

“Inspections Reforms: Do Models Exist?”

Studimi origjinal gjendet në internet në këtë adresë:

http://regulatoryreform.com/…/Inspections-Reforms-Do-Models…

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

3. Në Tezën në fjalë, faqet 87-88 janë kopjuar nga

Vendimi i Këshillit të Ministrave, nr. 24, datë 22.1.2004.

VKM-ja nr. 24, datë 22.1.2004 gjendet në internet në këtë adresë:

http://faolex.fao.org/docs/texts/alb67645.doc

Burimi origjinal nuk është referuar (në tekst apo në fusnotë), cituar apo listuar te literatura e konsultuar.

4. Në Tezën në fjalë, faqja 71 dhe një pjesë e faqes 68 janë kopjuar nga siti i Komisionit Evropian nga adresat:

http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/index.htm

http://ec.europa.eu/environment/legal/crime/legis_en.htm

Siti i Komisionit Evropian në Tezë është listuar te literatura e konsultuar. Gjithashtu, siti i KE është referuar në tekst me fusnotë në faqet 61 dhe 62, por nuk është referuar te faqet 71 dhe 68.