Do vish te UNUMI? Ke gjetur biletë? A je gati? Ça pret…

Kronometri në faqen zyrtare të Festivalit Unum shënon në numërimin mbrapsht të minutave … 1 orë e 59 minuta.

Praktikisht pas 120 minutave edicioni i dytë i UNUM Festival është zyrtarisht i hapur. Ky evenimet do të vijojë për 4 ditë pandërpreje, 3 deri me 7 Qershor.

“Festivali Unum karakterizohet nga pesë elementë të thjeshtë të jetës; muzikë, rërë, pisha, deti dhe malet.

Plazhi i artë i Ranës së Hedhun është vendi ku festivali do të presë 50 akte ndërkombëtare dhe lokale gjatë 5 ditëve dhe 4 netëve.” – shkruhet në faqen zyrtare të evenimentit.

Në seksionin e shitjes së biletave vihet re një avantazhim i dukshëm në çmim për vendasit të cilët do të duhet të paguajnë vetëm 70 euro për një të tillë, kundrejt 179 euro për vendet e tjera.

Ashtu si në edicionin e parë, edhe kësaj here organizatorët e UNUM kanë dhënë garanci se Rana e Hedhun do të bëhet edhe njëherë tjetër magjike nën atmosferën e këtij festivali.